Ndërlidhjet

Forbes: Manchester United, klubi që vlen më shumë



Revista “Forbes” vlerëson se klubi anglez i futbollit “Manchester United” është emri më i vlefshëm nga pikëpamja financiare në botën e sportit.
Sipas “Forbes” vlera e klubit anglez shkon në 1.84 miliardë dollarë. Në vendin e dytë renditet ekipi “Dallas Cowboys” që luan në kampionatin e futbollit amerikan.

Vlera e ekipit amerikan është 1.65 miliardë dollarë.

Në mesin e dhjetë ekipeve me vlerën më të lartë financiare hyjnë dhe Arsenali e Real i Madridit. Pjesa më e madhe në dhjetëshen e parë të ekipeve përbëhet nga ekipet amerikane të futbollit e basketbollit.
XS
SM
MD
LG