Ndërlidhjet

Penjani kundër Seulit dhe Uashingtonit



Një diplomat verikorean ka dënuar planet për ushtrime të përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut duke i cilësuar si “rrezik madhor për sigurinë e rajonit”.

Seuli dhe Uashingtoni pohuan se stërvitja ushtarake që fillon të dielën synon të shkurajojë Korenë e Veriut nga planet e mundshme për të ndërmarrë sulme kundër Koresë së Jugut.

Në mars të këtij viti 46 marinarë jugkoreanë humbën jetën pasi anija luftarake ku gjendeshin u sulmua me torpedo, çfarë shkaktoi dhe mbytjen e anijes. Hetimi ndërkombëtar provoi se torpedoja ishte prodhim i Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG