Ndërlidhjet

logo-print

De Hauwere: Pas GJND-së palët të jenë konstruktive



Ambasadorja e Belgjikës në Serbi, Denise de Hauwere kërkoi nga Beogradi që të veprojë në mënyrë të mençur pas vendimit të GJND-së për Kosovën.
“Presim që të gjitha reagimet nga palët e përfshira të jenë konstruktive” tha ambasadorja belge.

Ajo shtoi se “ruajtja e stabilitetit në rajonin e Ballkanit është gjëja më e rëndësishme për momentin”. Sipas ambasadores së Belgjikës “është e rëndësishme që Serbia të vendosë një bashkëpunim të mirë me Kosovën dhe të arrijnë një marrëveshje përfundimtare”.

Belgjika ka kryesinë e radhës së BE-së.
XS
SM
MD
LG