Ndërlidhjet

Kuvendi i shqetësuar për rastin Haradinaj



Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se lajmi për rigjykimin e pjesërishëm të Ramush Haradinajt ka shqetësuar opinionin, institucionet dhe Kuvendin e Kosovës.

“Një lajm i tillë ka shqetësuar institucionet e Kosovës veç të tjerave dhe për faktin se ajo është bërë në prag të një vendimi të madh që është pritur nga të gjithë qytetarët, nga të gjitha forcat poltike dhe nga Kuvendi i Kosovës. Ky rast është i dhimbshëm, shqetësues, i papritur për të gjithë ne dhe nuk duhet të politizohet për të akuzuar këtë apo atë”, tha Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit.

“Pas dy vitesh përsëritet një histori, e cila lë përshtypjen, se dikush nuk e do stabilitetin e Kosovës, se i vjen erë e keqe kësaj gjendje, në momenin, kur në GJND kemi një gjykim, padia nga ana e Serbisë për pavarësinë e Kosovës. Kjo lidhje na bën me dije se dikujt i ka konvenuar që z Haradinaj të kthehet përsëri në Hagë, pa asnjë paralajmërim, përveçse një ditë para nisjes së tij për në Hagë”, tha nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.

Ish-deputetja e LDK-së, që tashmë ka kaluar në AAK, Melihate Tërmkolli, ka thënë se për rigjykimin e Haradinajt, është e interesuar Serbia, por edhe qarqe brenda Kosovës.
XS
SM
MD
LG