Ndërlidhjet

logo-print

Hagë: GJND-ja jep opinionin për Kosovën

  • RFE /RL

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara, do të publikojë pasditen e sotme opinionin këshillëdhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Rasti u dërgua në Gjykatë përmes Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila me shumicë votash mbështeti kërkesën e Serbisë.
Opinioni i GJND-së nuk është i detyrueshëm, ka vetëm fuqi këshilluese, por ekspertët besojnë se mund të ndikojë në masë të konsiderueshme në rajon dhe në situata të ngjashme në botë.

Dhjetorin e kaluar Gjykata dëgjoi argumentat e përfaqësuesve të rreth 30 shteteve. Vende si Kina, Rusia e Spanja e kundërshtuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës edhe para GJND-së. Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara ishin në krye të vendeve që mbështetën pavarësinë e Kosovës.

Një numër vendesh të Bashkimit Evropian, por dhe vende si Kroacia e Sllovenia, të dala nga shpërbërja e ish Jugosllavisë mbështetën shtetin e Kosovës para drejtësisë ndërkombëtare.

Në seancën e sotme në Hagë do të jetë i pranishëm edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni dhe homologu i tij serb Vuk Jeremiç. Ky i fundit ka deklaruar në prag të vendimit të sotëm se qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë. Jeremiç ka theksuar se Beogradi do ta çojë çështjen në vjeshtën e ardhshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Udhëheqësit më të lartë të Kosovës dhe ekspertët kosovarë të së drejtës ndërkombëtare vlerësojnë se pavarësia është e pakthyeshme, pavarësisht vendimit të GJND-së. Ky mendim është formuluar dhe nga drejtues të lartë të SHBA-ve dhe ekspertë ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG