Ndërlidhjet

Uashington: SHBA e mirëpritën vendimin për Kosovën


Shtetet e Bashkuara sot e kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, që e cilësoi të rregullt Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës dhe ka kërkuar nga vendet evropiane që të “bashkohen” me këtë vendim.

“Vendimi i GJND-së fuqishëm thekson se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është legale, dhe këtë ne e mbështesim”, i tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Krouli, agjencisë FP.

“Tash është koha që Evropa të bashkohet ndaj të ardhmes së përbashkët”, tha zoti Krouli.
XS
SM
MD
LG