Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Bajden e ftoi Tadiqin dhe e mbështeti Kosovën


Zëvendës presidenti amerika, Xhoe Bajden, e ka thirrë sot presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, dhe e ka riafirmuar mbështetjen e plotë për Kosovën demokratike dhe multi-etnike, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Në bisedë, para vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, zoti Bajden e ka theksuar përsëri përkushtimin e pandryshuar të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Kosovës dhe intergitetin territorial të Kosovës dhe ka kërkuar që qeveria e Serbisë të punojnë në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e çështjeve praktike me Kosovën.
XS
SM
MD
LG