Ndërlidhjet

Jeremiq: Nuk njohim pavarësinë e Kosovës


Shefi i diplomacisë së Serbisë, Vuk Jeremiq, pas vendimit të GJND-së ka deklaruar se Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Serbia do të vazhdojë me luftën paqësore diplomatike për Kosovën”, ka thënë Vuk Jeremiq, për të shtuar se tash pason betejë e rëndë.
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë sot ka vendosur që të deklarohet vetëm për aspektin teknik të deklaratës së pavarësisë dhe praktikisht ka shmangur deklarimin për çështjen esenciale nëse shqiptarët e Kosovës kanë pasur të drejtë të shkëputen nga Serbia”, ka thënë Vuk Jeremiq.
Shefi i diplomacisë serbe ka pohuar se tash çështja do të shkojë në Kuvendin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara që do t’i japë konkludim politik kësaj çështje.
XS
SM
MD
LG