Ndërlidhjet

Kuçi: Anëtarësimi në OKB, çështje kohe


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se pas mendimit të sotëm të GJND-së, askush në botën demokratike nuk ka asnjë arsye që ta pengojë hapërimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, siç është edhe OKB-ja.

“Ky është vendim i organit më të lartë të OKB-së dhe unë besoj se me automatizëm edhe Këshilli i Sigurimit, edhe të tjerët, do ta kuptojnë se ky vendim është legal, është legjitim. Unë besoj që tashmë janë hapur rrugët dhe është vetëm çështje kohe dhe procedurale anëtarësimi i Kosovës në OKB, por nuk ka ndonjë pengesë tjetër në hapërimin e Kosovës”, ka thënë Kuçi për Radion Evropa e Lirë.

Ai është shprehur se vendimi i sotëm i GJND-së u hap rrugë njohjeve të reja.
XS
SM
MD
LG