Ndërlidhjet

Krasniqi: Vendim konkret dhe i drejtpërdrejtë


Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, pas mendimit të GJND-së në favor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka thënë se një vendim i tillë ka qenë i pritshëm, por ai është befasur për të mirë me vendimin që e ka quajtur shumë konkret dhe të drejtpërdrejtë.

“Sot, për qytetarët e Kosovës, për institucionet e Kosovës, për ne si përfaqësues të popullit, është një ditë e rëndësishme, një ditë që hap perspektiva të reja dhe njohje të reja, si dhe krijon një pozicion të avancuar të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar”, tha Krasniqi, duke shtuar se opinioni i GJND-së nuk do t’i shërbejë vetëm Kosovës.

“Mendoj se është një opinion që i shërben jo vetëm Kosovës, por u shërben të gjithë atyre miqve ndërkombëtarë, që na kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve, si SHBA-të, BE-ja dhe 69 vendet që e kanë njohur Kosovën. Ai i ndihmon vendet tjera që kanë pritur këtë vendim, për të përshpejtuar kështu njohjet e reja”, tha Krasniqi.
XS
SM
MD
LG