Ndërlidhjet

Moskë: Pozicioni rus ndaj Kosovës, i pandryshueshëm


Pozicioni i Rusisë kundër deklaratës së pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshueshëm, pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

“Pozicioni ynë për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshueshëm. Ne mendojmë se zgjidhja e çështjes së Kosovës mund të arrihet vetëm me negociata ndërmjet palëve të interesuara”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
XS
SM
MD
LG