Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Pavarësia dhe integriteti i Kosovës – të pakundërshtueshme


Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle e ka mirëpritur vendimin jo obligues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke thënë se Gjermania pajtohet se “pavarësia e Kosovës dhe integriteti territorial janë fakte të pakundërshtueshme”.

Ai theksoi se “e ardhmja e Serbisë dhe e Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian”.

Mëtutje ai ka kërkuar nga liderët e Prishtinës dhe të Beogradit, “që të fokusohen në të ardhmen evropiane dhe në interes të popullit të tyre, të trajtojnë çështjet e përbashkëta të përditshme në mënyrë konstruktive dhe pragmatike”.
XS
SM
MD
LG