Ndërlidhjet

Eshton: BE e mirëpret vendimin e GJND-së për Kosovën


Bashkimi Evropian është i gatshëm për ta ndihmuar Serbinë dhe Kosovën, për dialog, për t’i shtuar gjasët e tyre për anëtarësim në BE, tha shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton.

Ajo mëtutje, nëpërmjet të një kumtese, theksoi se Bashkimi Evropian e përshëndet vendimin jo obligues të GJND-së, sipas të cilit, pavarësia e Kosovës nga Serbia, në vitin 2008, nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

“BE-ja është e gatshme ta lehtësoj procesin e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit”, tha Eshton dhe shtoi se “ky dialog do të promovonte bashkëpunim, do të arrinte progres në rrugën evropiane dhe do ta përmirësonte jetën e njerëzve”.
XS
SM
MD
LG