Ndërlidhjet

Klinton fton për njohje të pavarësisë së Kosovës


Serbia dhe Kosova duhet t’i menjanojnë dallimet tash, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka gjetur se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, ka deklaruar sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

“Ne ftojmë të gjitha vendet që të lëvizin përtej çështjes së statusit të Kosovës dhe të angazhohen në frymë konstruktive, në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Ne u bëjmë thirrje shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një hap të tillë”, ka thënë Klinton.

“Serbia dhe Kosova janë miq dhe partnerë të Shteteve të Bashkuara. Tash është koha që ato t’i lënë anash dallimet dhe të lëvizin përpara, duke punuar së bashku në zgjidhjen e çështjeve praktike dhe duke përmirësuar jetën e njerëzve në Kosovë, Serbi dhe rajon”, ka deklaruar Klinton.

“Kjo është rruga drejt së ardhmes së tyre si pjesë të Evropës, si pjesë të tërësishme, të lira dhe në paqe. Në i mirëpresim përpjekjet e BE-së për t’i ndihmuar të dyja vendet në realizimin e synimeve evropiane”, ka thënë sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
XS
SM
MD
LG