Ndërlidhjet

logo-print

Guantanamo: Dy të arrestuar transferohen në Spanjë dhe Letoni



Pentagoni ka bërë të ditur se ka transferuar 2 të burgosur nga Guantanamo drejtë Spanjës dhe Letonisë. Identiteti i dy të burgosurve nuk është bërë publik për shkak të kërkesës së qeverive që i kanë pranuar.
Numri i të burgosurve në Guantanamo tash ka rënë në 176, prej 245 sa ishin kur presidenti Obama hyri në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Obama është zotuar të mbyllë Guantanamon, që është hapur në vitin 2002 për të mbajtur në arrest të dyshuarit për terrorizëm.
XS
SM
MD
LG