Ndërlidhjet

Klinton kërkon zbatim të sanksioneve ndaj Koresë Veriore



Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ka kërkuar mbështetje nga vendet anëtare të Forumit për siguri të Azisë për zbatimin e sanksioneve që Kombet e Bashkuara i kanë miratuar kundër Koresë Veriore.
“Korenë Veriore duhet inkurajuar të ndërmarrë masa që priten nga ajo. Në këtë aspekt ftojmë aleatët tanë nga Forumi për siguri i Azisë që të vazhdojnë zbatimin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara në masë të plotë dhe në formë transparente”, ka thënë Hillari Klinton gjatë fjalës në takimin e këtij Forumi në Hanoi.
XS
SM
MD
LG