Ndërlidhjet

Obama: Iraku të formojë qeverinë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, u ka bërë thirrje përfaqësuesve politikë në Irak të formojnë qeverinë “pa vonesë”.

Deklarata e Obamës vjen pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me ambasadorin amerikan në Irak, Kristofer Hill, dhe me komnadantin e forcave ushtarke në Bagdad, Rej Odierno.

Iraku ka mbajtur zgjedhjet në muajin mars, por partitë që kanë fituar shumicën e mjaftueshme nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për qeverinë e re, duke rritur kështu shqetësimet rreth stabilitetit në vend.
XS
SM
MD
LG