Ndërlidhjet

Pheniani kërcënon me "përgjigje fizike"


Koreja e Veriut ka kërcënuar me “përgjigje fizike” nëse Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut realizojnë planet për stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Diplomati verikorean, Ri Tong Il, ka deklaruar në Hanoi se “stërvitjet paraqesin politikë armiqësore ndaj Koresë Veriore”.

"Kjo është një shprehje tjetër e politikës armiqësore kundër Koresë së Veriut. Qëndrimi ynë është i qartë. Do të ketë reagim fizik ndaj Koresë së Jugut", ka thënë Tong Il.

Seuli dhe Uashingtoni kanë thënë se stërvitja ushtarake, që fillon të dielën, synon të shkurajojë Korenë e Veriut nga planet e mundshme për të ndërmarrë sulme kundër Koresë së Jugut.
XS
SM
MD
LG