Ndërlidhjet

BE diskuton për Kosovën


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian të hënën do të diskutojnë për hapat e ardhshëm pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e Këshillit Ministror të BE-së dhe të Komisionit Evropian.

Në Bruksel priten të shqyrtohen hapat e ardhshëm të Kosovës drejt bllokut 27-anëtarësh. Ministrat evropianë pritet "të theksojnë gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit".
XS
SM
MD
LG