Ndërlidhjet

Hapat e Kosovës pas GJND-së


Menjëherë pas publikimit të mendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës, ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ka udhëtuar për në Nju-Jork me qëllim lobimi, ndërkaq MPJ ka nisur 120 letra ku kërkohet njohja e shetit të ri.

Menjëherë pas publikimit të mendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës, ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ka udhëtuar për në Nju-Jork me qëllim lobimi, ndërkaq MPJ ka nisur 120 letra ku kërkohet njohja e shetit të ri.

Kuvendi mbështeti formalisht mendimin e GJND-së. Tani në fokus të Kosovës janë njohjet e reja dhe shtrirja e autoritetit në tërë vendin.



Një deklaratë mbështetëse për mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, një ditë pasi që kjo gjykatë tha qartë se pavarësia nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare.

Kuvendi i Kosovës, pasi ka përshëndetur këtë mendim, ka paraqitur disa hapa që duhet ndërmarrë, si lobimi për njohje të reja, gatishmëria për të ngritur marrëdhënie të reja me Serbinë si dy shtete sovrane, si dhe përmbushja e plotë e detyrave, që dalin nga Kushtetuta e Kosovës.

Kuvendi i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që tash të unifikohet, meqë edhe më tej 5 shtete të këtij unioni, nuk kanë njohur Kosovën.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë të premten se tash Kosova duhet të angazhohet në anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë.

Fatmir Sejdiu

Për OKB-në, presidenti Sejdiu ka thënë se mbase duhet pritur vitin e ardhshëm.

Rreth OKB-së do të nevojiten procese të mbështetjes me njohje ndërkombëtare. Unë besoj që shpejt do të lëvizin çështjet edhe atje”.

“Unë, dua të besoj se s’them tash, në këtë afat që e kemi për sesionin e Asamblesë së Përgjithshme, por mendoj që në vitin e ardhshëm, do ta shprehim me fakte të reja çështjen e kërkesës sonë”,
ka thënë Sejdiu.


Ministria e Punëve të Jashtme tashmë i ka nisur mbi 120 letra, për të kërkuar njohjen e shtetit të ri, ndërsa po për këtë qëllim, ministri Skënder Hyseni, nga Haga, ku qe i pranishëm në seancën e GJND-së, ka udhëtuar për në Nju-Jork.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se detyrë parësore për institucionet aktualisht duhet të jetë shtimi i komunikimit me të gjitha vendet e botës.

Jakup Krasniqi

“Institucioneve të Kosovës u mbetet që ta shtojnë komunikimin me të gjitha vendet e botës, edhe vendet që nuk na kanë njohur”.

“Në planin e jashtëm, të vazhdojë koordinimin e punëve me komunitetin ndërkombëtar, me SHBA-të dhe BE-në dhe t’i kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e veta që i ka me Kushtetutë dhe ligje brenda për brenda shtetit të Kosovës”
, është shprehur Krasniqi.


Në anën tjetër, përfaqësues të opozitës, kanë thënë se Kosova tash duhet të fokusohet në dy rrafshe, në atë të jashtëm dhe të brendshëm.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli, shpjegon më shumë:

Ibrahim Makolli

“Në rrafshin e brendshëm, duhet të forcohen institucionet shtetërore, të ketë sundim të ligjit, të luftohet korrupsioni, krimi i organizuar dhe të zhvillohet ekonomikisht vendi, sikurse edhe të shtrihet autoriteti në të gjithë territorin e vendit”.

“Në aspektin e jashtëm, nevojitet lobimi për njohje sa më të shumta të shtetit të Kosovës, sikurse edhe përpjekjet dhe angazhimet për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë, jo vetëm në sferën politike, por edhe në fushat tjera”.


Institucionet e Kosovës janë shprehur se mendimi i GJND-së në favor të shpalljes së pavarësisë ka qenë një triumf i madh për shtetin më të ri në botë.

Tani priten njohje të reja, meqë, siç thonë përfaqësuesit kosovarë, dilema se shpallja e pavarësisë cenoi të drejtën ndërkombëtarë, u hoq nga GJND-ja.

Kjo gjykatë në mendimin e publikuar një ditë më parë, tha se pavarësia nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare, madje as dokumentet, me të cilat rregullohej sistemi në Kosovë, si rezoluta 12 44 dhe Korniza Kushtetuese.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG