Ndërlidhjet

Pakistan: 17 viktima nga përmbytjet


Së paku 17 veta kanë humbur jetën nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Pakistanin.

Komisionari i qarkut Sibi, Qamar Masood, tha se 30 fshatra janë përmbytur, ndërsa janë dëmtuar mijëra hektarë tokë.

Kryqi i Kuq në Pakistan ka mobilizuar ekipet e kujdesit shëndetësorë për t'u dalë në ndihmë të prekurve nga moti i lig.
XS
SM
MD
LG