Ndërlidhjet

logo-print

Josipoviq: Prishtina dhe Beogradi në BE


Presidenti kroat, Ivo Josipoviq, tha se të gjitha vendet e Ballkanit duhet të anëtarësohen në BE, ndërsa Prishtinës dhe Beogradit i bëri thirrje që t'i kthehen dialogut dhe bashkëpunimit.

Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e ardhmja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi shtrihet në integrimet evropiane, ka thënë Josipoviq.

Në deklaratën e Zyrës së presidentit kroat thuhet se "Kroacia është e bindur se zgjidhja e të gjitha çështjeve të hapura ndërmjet vendeve të rajonit, qëndron në anëtarësimin e tyre në BE".
XS
SM
MD
LG