Ndërlidhjet

Jeremiq: Serbia nuk ndalet


Serbia do të nisë një ofensivë diplomatike për të fituar mbështetje për rezolutën e saj mbi Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka deklaruar ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq.

"Aktiviteti ynë diplomatik në javët e ardhshme do të jetë shumë intensiv", u ka thënë Jeremiq gazetarëve në Beograd.

"Në më pak se 48 orë, të dërguarit e posaçëm të presidentit Tadiq do të shkojnë në 55 shtete, ndërsa 40 vende të tjera do të kontaktohen në nivelin e ambasadorëve, për të lobuar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës", ka thënë Jeremiq.

Të enjten, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG