Ndërlidhjet

Spanjë: Qeveria edhe më tutje kundër njohjes së Kosovës


Qeveria e Spanjës “edhe mëtutje qëndon në pozicionin që të mos e njohë Kosovën dhe kërkon arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy palëve me dialog”, deklaroi mbrëmë në Madrid, pas mbledhjes së qeverisë së Spanjës, zëvendës kryeministrja Marija Teresa Fernandes de la Vega.

Ajo ka theksuar se duhet të arrihet “zgjidhje e konfliktit nëpërmjet dialogut, sepse kjo është e vetmja rrugë e mundshme”.

Zëvendës kryeministrja e Spanjës, mëtutje i ka hedhur poshtë pretendimet se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se pavarësia e Kosovës ishte legjitime, do t’i nxisë kërkesat separatiste në Spanjë, duke theksuar se “është joreale të krahasohet Spanja me Ballkanin”.
XS
SM
MD
LG