Ndërlidhjet

Bagdad: Al-Kaida e mori përgjegjësinë për sulmet në Irak


Al-Kaida në Irak e ka marrë përgjegjësinë për dy sulme në Irak kundër ish aleatëve të saj sunitëve, nga të cilat ishin vrarë së paku 43 vetë, të dielën e kaluar.

Në sulmin më vdekjeprurëps, një sulmues vetëvrasës i goditi pjesëtarët e grupit Sawha, që mbështeten nga qeveria, derisa ata po pritnin për rroga, në një lagje jugperëndimore të Bagdadit. Me këtë rast ishin vrarë 39 vetë.

Në sulmin e dytë vetëvrasës, janë vrarë katër dhe plagosur gjashtë persona, në takimin e liderëve sunitë në pjesën perëndimore të Irakut, afër kufirit me Sirinë.
XS
SM
MD
LG