Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi raketor amerikan janë vrarë 16 vetë


Ka raporte që thonë se 16 vetë janë vrarë nga sulmet me raketa të Shteteve të Bashkuara, që për cak kishin militantët e dyshuar në rajonin e Vaziristanit Jugor në Pakistan.

Zyrtarë të inteligjencës u kanë thënë agjencive se mendohet se është vrarë edhe një numër i personave të jashtëm, por detaje të tjera nuk ka pasur.

Aeroplanat pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, rregullisht kanë ndërmarrë sulme raketore kundër caqeve të militantëve në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, ndërsa ushtria e Pakistanit ka ndërmarrë disa operacione madhore kundër militantëve në Vaziristanin Jugor.
XS
SM
MD
LG