Ndërlidhjet

logo-print

Rohan: Pas GJND-së, 5 vendet e BE-së duhet ta njohin Kosovën


Albert Rohan, ish zëvendës i të dërguarit të OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisari, ka kërkuar që pesë vendet e Bashkimit Evropian, që nuk e kanë njohur Kosovë, pas vendimit të GJND-së, do të duhej ta bënën këtë.

“Pesë vendet e BE-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën – Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qiproja – duhet të futen në një linjë me shumicën”, ka shkruar ai në një koment të botuar sot në të përditshmen vjeneze, Die Presse.

Mëtutje ai ka theksuar se “është koha që të lihen anash të gjitha paqartësitë e mbetura sa i përketë statusit të Kosovës në komunitetin e vendeve, dhe rrjedhimnisht, së paku të mundësohet stabiliteti i Ballkanit jugor”.

Albert Rohan konsideron se “qëndrimi i përbashkët përfundimisht do ta vendosë BE-në në pozicion për të luajtur rolin që duhet ta luajë në rajonin e Ballkanit dhe ta bëjë më të lehtë për liderët politikë të Serbisë që ta pranojnë realitetin e shtetësisë së Kosovës”.

Sipas tij, derisa Kosova dhe Serbia, të mos i normalizojnë marrëdhëniet, as njëra palë nuk mund të shpresoj se do të anëtarësohen në BE, që kërkon që shtetet kandidate t’i lënë anash të gjitha konfliktet para se të bëhen anëtare.

Pas vendimit të GJND-së për Kosovën, zoti Rohan ka bërë thirrje që “ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’ju shmangur paraqitjes së një konflikti tjetër të ngrirë në Ballkan”.
XS
SM
MD
LG