Ndërlidhjet

logo-print

Indi: 25 vetë e humbën jetën nga përplasja e autobusit


Së paku 25 vetë e kanë humbur jetën nga përplasja e autobusit, i cili nga rruga malore ra në lum, në Kashmirin e Indisë.

Policia tha sot se aksidenti ndodhi mbrëmë, kur makina e udhëtarëve ra 80 metra në lumin Chenab, në rajonin Kishtwar.

Aksidentet vdekjeprurëse në rajonaet malore të Indisë janë të shpeshta, ndërsa incidentet shkaktohen për shkak të tejngarkesës së makinave, gjendjes së rëndë të rrugëve dhe shoferëve të pakujdesshëm.
XS
SM
MD
LG