Ndërlidhjet

PDS: Vendimi i GJND-së, disfatë historike e Serbisë


Partia Demokratike e Serbisë, e ish kryeministrit Vojisllav Koshtunica, ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, paraqet disfatë historike të Serbisë dhe të popullit të saj, “për të cilën, përgjegjësinë më të madhe e ka qeveria aktuale dhe presidenti i Serbisë”.

Për këtë arsye, zëdhënësi i kësaj partie, Petar Petkoviq, ka kërkuar që presidenti Boris Tadiq, të paraqesë dorëheqje.

Mëtutje, në deklaratën për agjencitë beogradase të lajmeve, ai ka theksuar se pas disfatës së tillë, qeveria nuk ka kurrfarë të drejte që përsëri ta mashtroj opinionin se Serbia, ka rast të ri për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG