Ndërlidhjet

Raporti: Talibanët pretendojnë se i kanë zënë dy amerikanë


Kryengritësit talibanë në Afganistan thonë se i kanë zënë dy ushtarë të Shteteve të Bashkuara, në pjesën jugore të Kabulit.

Korrespondenti i agjencisë Rojters, në provincën Logar, ku thuhet se ka ndodhur zënia, ka dëgjuar një radio stacion lokal, që ka transmetuar njoftimin e Shteteve të Bashkuara, se për informacione, që çojnë në lirimin e sigurt të ushtarëve jepen 20 mijë dollarë.

Kjo agjenci ka transmetuar fjalët e një zëdhënësi të paidentifikuar taliban, që ka thënë se tre ushtarë ishin zënë, por njëri kishte vdekur.

Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja, nuk ka bërë komente lidhur me këtë zhvillim.
XS
SM
MD
LG