Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: K. Veriore t’u shmanget fjalëve provokuese


Uashingtoni i ka bërë thirrje Koresë Veriore, që t’u shmanget “fjalëve provokuese”, pasi Pheniani është kërcënuar me përdorim të “zmbrapjes atomike”, në shenjë të përgjigjjes për ushtrimet e përbashkëta ushtarake detare të Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë Jugore.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Krouli, lidhur me këtë çështje, tha se Uashingtoni “nuk është i interesuar për luftë të fjalëve me Korenë Veriore” dhe ka shtuar se “ajo që ne na duhet nga Koreja Veriore, është më pak fjalë provokuese dhe më tepër aksion konstruktiv”.

Më herët gjatë ditës, agjencia shtetëtore e lajmeve e Koresë Veriore, i transmetoi fjalët e Komisionit Kombëtar Mbrojtës në Phenian, se ushtria e Koresë Veriore është e gatshme ta përdorë “zmbrapjen atomike” dhe të zhvolloj “luftë të shenjtë” kundër ushtrimeve SHBA-Koreja Jugore.

Më herët këtë javë, Pheniani ka tërhequr vërejtjen se do të përdorë “përgjigjje fizike” ndaj ushtrimeve ushtarake SHBA-Koreja Jugore, që fillojnë nesër në gadishullin korean.
XS
SM
MD
LG