Ndërlidhjet

Botë: Mbështetje për iranianen e dënuar me vdekje


Në mbarë botën janë mbajtur tubime në shenjë të mbështetjes për iranianen, Sakineh Mohammadi Ashtiani, e cila është dënuar me vdekje për tradhti bashkëshortore.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë organizuar protesta në 32 vende të botës, përfshirë Brazilin, Britaninë, Francën, Gjeorgjinë, Gjermaninë, Italinë, Suedinë, e vende të tjera, për ta informuar komunitetin ndërkombëtar për këtë rast.

Fillimisht, Ashtiani ishte dënuar me vdekje me goditje me gurë, por vendimi ishte shtyrë pas kritikave nga Shtetet e Bashkuara, BE-ja dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG