Ndërlidhjet

Gjermani: Mirëpriten 12 disidentë iranianë


Gjermania i ka mirëpritur 12 disidentë iranianë, të cilët janë larguar nga vendi i tyre, vitin e kaluar, pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në Iran.

Ministria e brendshme tha sot se 12 personat janë pjesë e grupit prej gjithsej 50 disidentësh, që e kishin kritikuar regjimin iranian dhe pastaj ishin larguar në Turqi. Këta 12 persona janë mirëpritur në Gjermani për “arsye humanitare”.

Raportet ndërmjet Berlinit e Teheranit ishin tensionuar gjatë vitit të kaluar, pasi Gjermania fuqishëm e ka mbështetur valën e katërt të sanksioneve të OKB-së kundër Iranit, për shkak të programit të tij atomik.
XS
SM
MD
LG