Ndërlidhjet

18 të vdekur në “Paradën e Dashurisë”


Së paku 18 persona kanë humbur jetën dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur rëndë në festivalin e muzikës “Parada e Dashurisë” në Gjermani.

Autoritetet e rendit nuk kanë shpjeguar se çfarë ka ngjallur panik në mesin e të pranishmëve, që kanë lënduar njëri-tjetrin nga “ikja e rrëmujshme”.

Festivali, i cili tërhoqi rreth 1.4 milion njerëz, nuk është anuluar menjëherë, nga frika se do të shkaktonte një panik të dytë.

“Parada e Dashurisë” në Gjermani është një nga festivalet më të mëdhenj të muzikës tehno në Evropë.
XS
SM
MD
LG