Ndërlidhjet

Putin takon spiunët rusë


Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka takuar spiunët e shkëmbyer mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Lajmin e bëri të ditur vetë Putin gjatë vizitës në Ukrainë.

I pyetur për të ardhmen e agjentëve, kryeministri rus tha se “ata do të punojnë në vende të mira dhe do të kenë një jetë interesante dhe të ndritur”.

Autoritetet amerikane, muaj më parë, kishin arrestuar dhjetë agjentë rusë, të cilët më pas janë shkëmbyer me katër persona që mbaheshin të burgosur në Rusi.

Ky ishte shkëmbimi më i madh i spiunëve ndërmjet dy vendeve, prej përfundimit të Luftës së Ftohtë.
XS
SM
MD
LG