Ndërlidhjet

SHBA dhe Korea e Jugut nisin stërvitjet ushtarake


Shtetet e Bashkuara dhe Korea e Jugut nisën sot stërvitjet e përbashkëta ushtarake në Detin e Japonisë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, dhe homologu i tij jugkorean, Kim Ta-Jung, thanë se ushtrimet “shërbejnë për t’i dërguar mesazh Koresë së Veriut se sjellja e saj agresive duhet të ndalojë”.

Komanda e Kombeve të Bashkuara tha se stërvitjet katërditore do të përfshijnë 20 anije dhe rreth 200 aeroplanë. Korea Veriore i ka dënuar ato dhe ka kërcënuar se do të përgjigjet me armë bërthamore.

Seuli dhe Uashingtoni, duke u thirrur në rezultatet e një hetimi shumëkombësh, akuzojnë Korenë e Veriut për fundosjen e luftanijes jugkoreane në muajin mars. Incidenti rezultoi me vdekjen e 46 marinarëve.
XS
SM
MD
LG