Ndërlidhjet

Hyseni udhëton për në SHBA


Shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara.

Zyra për informim e Ministrisë së Jashtme njofton se zoti Hyseni do të ketë disa takime me përfaqësues të përhershëm të shteteve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Ministri Hyseni pritet të sqarojë dhe afirmojë mendimin këshillëdhënës të Gjykjatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me Deklaratën e Pavarësisë, me ç’rast Gjykata ka vendosur në favor të Kosovës në të gjitha pikat.

Po ashtu, Hyseni do të ripërsërisë kërkesën e tij për njohjen e Kosovës, thuhet në deklaratën e MPJ-së.
XS
SM
MD
LG