Ndërlidhjet

Talibanët ofrojnë këmbim për të burgosurit


Kryengritësit talibanë kanë ofruar trupin e një ushtari amerikan, për të cilin thonë se është vrarë në një pritë, në këmbim të talibanëve të burgosur.

Lajmin e bëri të ditur kreu i këshillit qeverisës në rajonin Logar, Abdul Vali. Ky i fundit tha se oferta është bërë përmes ndërmjetësuesve.

Trupi besohet të jetë i njërit nga ushtarët amerikanë, që kanë humbur nga baza e tyre të premten.

Zyrtari afgan tha se pala e tij kishte kërkuar të dhëna në lidhje me ushtarin tjetër, për të cilin talibanët thonë se është ende gjallë.
XS
SM
MD
LG