Ndërlidhjet

Japoni: 5 të vrarë nga rrëzimi i helikopterit


Pesë persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit në malet e Japonisë qendrore.

Policia tha se helikopteri me shtatë veta në bord ishte nisur për të ndihmuar një alpinist të lënduar në Saitama, rreth 75 kilometra në veriperëndim të Tokios.

Incidenti ndodhi kur dy nga shpëtimtarët zbritën në tokë.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e fatkeqësisë.
XS
SM
MD
LG