Ndërlidhjet

Sejdiu ngushëllon presidentin gjerman


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram presidentit të Gjermanisë, Kristian Vulf, të cilit i shprehu ngushëllime për shuarjen e jetës së mbi 20 qytetarëve gjermanë, që pësuan në “Paradën e Dashurisë” në Duisburg.

"Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së bashkëqytetarëve tuaj, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik, që ndodhi në manifestimin tradicional “Parada e Dashurisë”", thuhet pos tjerash në telegramin e presidentit Sejdiu.
XS
SM
MD
LG