Ndërlidhjet

Thaçi: Pavarësisë së mbikëqyrur po i vjen fundi


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është kthyer nga vizita njëjavore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në konferencën për media në Aeroportin e Prishtinës, ai tha se ka marrë përkrahje të fuqishme nga SHBA-të për të ardhmen e Kosovës.

Kryeministri Thaçi tha se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte një opinion i drejtë, në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve dhe në përputhshmëri me vendimet e institucioneve për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur e sovran.

Me këtë rast, kreu i ekzekutivit kosovar deklaroi se pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës po i vjen fundi.
XS
SM
MD
LG