Ndërlidhjet

Koshtunica kërkon dorëheqjen e Qeverisë serbe


Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar se është “plotësisht e pakuptimtë” që pas mendimit negativ të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Serbia të paraqesë rezolutën për Kosovën në Kombet e Bashkuara. Një gjë e tillë, sipas tij, do të mund të sillte humbje më të rënda dhe pasoja të paparashikueshme.

“Në vend se ta shtyjnë Serbinë në humbje të tjera, për shkak të politikave shkatërruese, zyrtarët më të lartë dhe më përgjegjës të qeverisë duhet të japin dorëheqje”, ka thënë Koshtunica.
XS
SM
MD
LG