Ndërlidhjet

Talibanët kanë kapur ushtarin amerikan


Kryengritësit talibanë thonë se kanë kapur njërin nga dy ushtarët amerikanë, që kishin humbur në territorin e kontrolluar prej tyre, dhe se tjetri është vrarë.

Zëdhënësi Zabihullah Mujahid deklaroi për Reuters se udhëheqja talibane do të vendosë më vonë për fatin e ushtarit të kapur.

Mujahid nuk ka përmendur njoftimet e mëhershme, sipas të cilave, "kryengritësit kanë ofruar trupin e ushtarit të vrarë në këmbim të talibanëve të burgosur".

Dy ushtarët amerikanë u raportuan të humbur të premten, pasi që nuk arritën të kthehen në makinën e tyre.

XS
SM
MD
LG