Ndërlidhjet

Islanda nis negociatat me BE-në


Islanda do të fillojë javën e ardhshme negociatat me Bashkimin Evropian, pasi Brukseli ka arritur marrëveshje për një gjë të tillë, njoftojnë mediat e huaja.

Vendimin e Komitetit të përfaqësuesve të përhershëm të BE-së duhet ta miratojnë edhe ministrat e jashtëm të bllokut 27-anëtarëash, të cilët takohen nesër.

Rejkjaviku ka aplikuar për anëtarësim në BE një vit më parë. Politikanët dhe qytetarët islandezë kanë qenë kundër hyrjes në Unionin Evropian derisa vendi nuk ka falimentuar në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG