Ndërlidhjet

Venezuela ndihmon Abkhazinë


Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, ka premtuar se në të ardhmen e afërt do të dërgojë anije në Abkhazi. Ai po ashtu tha se së shpejti do të vizitojë kryeqytetin abkhaz, Sukhumi.

Çavez i bëri këto komente gjatë takimit me presidentin e Abkhazisë, Segeri Bagapsh, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Karakas.

Venezuela është njëra nga katër vendet që kanë njohur Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut si shtete të pavarura. Territoret shpallën pavarësinë nga Gjeorgjia pas konfliktit të vitit 2008 ndërmjet forcave gjeorgjiane dhe atyre ruse.
XS
SM
MD
LG