Ndërlidhjet

Rusi: Putin dhe spiunët kënduan himnin e KGB-së


Kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, tha se është takuar me spiunët rusë, që janë përzënë nga Shtetet e Bashkuara, dhe u është bashkuar atyre në këndimin e një himni jozyrtar të KGB-së.

Zoti Putin, mbrëmë vonë, tha se është takuar me 10 agjentët, por nuk zbuloi se kur dhe ku ishte realizuar ky takim.

Agjentët ishin dëbuar nga Shtetet e Bashkuara më herët këtë muaj, në skandalin më të madh të spiunëve, pas Luftës së Ftohtë.

Putin u tha reporterëve në Ukrainë se kishin “kënduar këngën “Me çka fillon vendlindja” dhe këngë të tjera të këtij karakteri.

Kjo është këngë nga seritë televizive të vitit 1968 për spiunët sovjetikë në Gjermaninë Naziste.

Kënga gjërësisht është e njohur si një himn jozyrtar i pjesëtarëve rusë të inteligjencës.
XS
SM
MD
LG