Ndërlidhjet

logo-print

Raporti: Bogolub Kariqit i jepet azil në Rusi


Biznesmeni i pasur serb, Bogolub Kariq, ish financuesi kryesor i regjimit të Sllobodan Millosheviqit, i cili kërkohet nga Interpoli, ka marrë azil politik në Rusi, ka raportuar sot gazeta beogradase, Blic.

Zoti Kariq, për të cilin thuhet se pasurinë e tij e krijoi nën mbrojtjen e Millosheviqit, është i dyshuar për keqpërdorimin e 52 milionë dollarëve nga ndërmarrja e përbashkët me Qeverinë e Serbisë.

Ai ishte larguar nga Serbia në vitin 2006, menjëherë pas publikimit të akuzave.

Bogolub Kariq, serb me prejardhje nga Peja e Kosovës, që ishte ministër në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit dhe kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2004, ka kërkuar azil politik në Rusi në vitin 2008, ka raportuar gazeta, duke cituar burime nga Ministria e drejtësisë në Beograd.

Ai ishte akuzuar në janar të vitit 2006 për dyshime se i ka shkaktuar dëme shtetit në operatorin e telefonisë mobile, Mobtel, ku Kariq kishte 51, ndërsa qeveria e Serbisë, 49% të kapitalit.

Mobteli ishte vetëm një pjesë e biznesit të madh të grupit Vëllëzërit Kariq, me pasuri prej miliarda dollarësh në Serbi, në rajon dhe në Rusi.
XS
SM
MD
LG