Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, K. Jugore: Ushtrime ushtarake me 8 mijë marinarë


Luftanijet dhe helikopterët e Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë Jugore, po zhvillojnë ushtrime kundër manovrave të nëndetëseve në gadishullin korean.

Në ushtrimet katërditëshe marrin pjesë edhe 20 anije, 200 aeroplana dhe afro 8 mijë detarë amerikanë dhe jugkoreanë.

Këto ushtrime po mbahen në përgjigjje të shkatërrimit të luftanijes së Koresë Jugore në muajin mars, për të cilin fajësohet Koreja Veriore.

Pheniani fuqishëm ka protestuar kundër ushtrimeve, duke i cilësuar ato si provokim .
XS
SM
MD
LG