Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Takim urgjent i sigurisë pas vrasjes së francezit


Preisdenti i Francës, Nicolas Sarkozy, sot ka ftuar një takim urgjent të sigurisë, pas raporteve se grupi Al Kaida në Magrebin Islamik, e ka vrarë të rrëmbyerin francez.

Pretendimi u bë nëpërmjet të një audio kumtese, nga Abu Musab Abdul Wadud, shef i degës së al-Kaidës në Afrikën e Veriut.

Kumtesa është transmetuar në kanalin televiziv satelitor Al – Xhazira. Aty thuhet se grupi al-Kaida e ka ekzekutuar 78 vjeçarin Mishel Germano, më 24 korrik.
XS
SM
MD
LG