Ndërlidhjet

logo-print

Weller: Autogol spektakular i Serbisë


"Serbia ka bërë një autogol spektakular duke i dëmtuar interesat e saj afatgjate”, tha sot në Prishtinë, Mark Weller, ekspert i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin "Cambridge”.

Ai, në një debat të organziuar nga Klubi për Politikë të Jashtme, mbi hapat që duhet ndërmarrë pas vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosoëvs, ka thënë se “dështimi i Serbisë për ta shtruar çështjen mirë, e ka bërë më të vështirë për vetë Serbinë që ta vazhdojë fushatën e saj për ta vënë në pikkëpyetje statusin e Kosovës”.

Ai u ka thënë autoriteteve kosovare se vendimi në favor të Kosovës i GJND-së, është një mësim i mirë, por se duhet pasur kujdes.

“Edhe nëse sot keni fituar diçka për ta shpjeguar dhe konsoliduar këtë të vërtetë dhe çka në të vërtetë ky mendim do të thotë në mënyrë të bindshme, mund t’i humbni disa nga përparësitë që i keni fituar nga ky autogol i Serbisë. Duhet të shpjegohet se si Serbia synon që këtë humbje ta kthejë në fitore përmes diplomacisë së saj. Por, të paktën, mendojmë se do të dështojë", u shpreh Weller.
XS
SM
MD
LG